Fokus

Graham Phillips, “persona non grata”

Autori: Anita Krasniqi 19:18 | 15 March 2019

Graham Phillips, i paraqitur si gazetar britanik në Prishtinë kishte filluar fushatën kundër Republikës së Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai përmes kësaj fushate po vlerësohet se ka dëmtuar imazhin e Kosovës, duke marrë guxim edhe ta  quante UÇK-në organizatë terroriste.

Gazetari britanik ka prodhuar të paktën 10 materiale kundër Kosovës,shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Por Kosova nuk është shteti i vetëm për të cilin Philips bënë kundër fushatë.

Në vitin 2014 ai ishte përfshirë në një skandal kundër forcave ukrainase.

Për shkak të kësaj shteti ukrainas mori vendim që ta dëbonte atë me arsyetimin se e rrezikoi sigurinë nacionale.

Ambasadorja e këtij shteti në Britani e akuzoi Phillips se punon për forcat pro ruse.

Njësoj ka vepruar edhe Republika e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Ministria e Punëve të Jashtme, ka kërkuar që gazetari britanik, Graham Phillips, të shpallet “persona non grata” për Kosovën.

Publikimi i një seri videosh nga gazetari britanik me përmbajtje kundër Kosovës e ka irrituar kogja fort nënkryetarin e komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, i cili është edhe i afërt me ministrin e jashtëm Behgjet Pacolli.

Ai ka konsideruar se veprimet e tilla i përdhosin vlerat e Kosovës.

“Asnjëherë nuk i jepet e drejta askujt që të vijë dhe të përdhunos vlerat kombëtare, thjesht asnjë element që ka të bëjë me shtetin tonë. Në këtë rast personi në fjalë vije në afërsi të institucioneve të Kosovës dhe organizatave të sapo dala nga lufta dhe i quan terrorist , e këtë unë smud t’ia fali atij e askujt”, ka thënë Pacolli për gazetën inFokus.

Po ta takonte gazetarin britanik, Pacolli nuk përjashton mundësinë që ti qëronte hesapet me të edhe fizikisht.

“Nëse hasi në një moment të tillë kur ai i përdhos vlerat e tona të luftës e kombëtare dhe bën akte të tilla para një lapidari sigurisht që unë nuk do të kalkuloj në kapacitetet e mija zyrtare që i kam”, shtoi ai.

E efekti i videove të tilla kundër shtetit të ri del të jetë i madh.

Eksperti i Marrëdhënieve me Publikun, Alban Kastrati, për Gazetën inFokus thotë se një fushatë e tillë nga gazetari britanik krijon paragjykime të mëdha për shtetin më të ri në Evropë.

“Ne jemi shume te ndjeshëm ndaj situatave të  tilla pasi që imazhi i Kosovës është jo i rafinuar, nuk është që bota ka shumë informacione për Kosovën dhe natyrisht që një burim i tillë e dëmton imazhin tonë. Neve na nevojitet një kundër strategji një kundër replikë shumë mirë e menduar e komunikimit sepse po e them se po krijohen shumë paragjykime dhe steriotipe për Kosovën. E dimë  se sa ka ndikuar puna e të rinjëve që kanë shkur në zona të luftës ku raportimi për neve ka qenë shumë negativ”, ka thënë Kastrati.

Për raportimet e tilla edhe kosovarët kanë reaguar menjëherë.

Në shenjë revolte, ata kanë marrë inciativë që britanikut t’ia bllokojnë llogarinë në rrjetin social” Facebook”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera