Lajme

Grafitet “UÇK” dhe “Welcome Kosova” shqetësojnë serbët e Kllokotit

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 05 October 2017

Persona të panjohur gjatë natës së kaluar në fshatin e banuar me serbë Vërboc, në afërsi të Kllokotit, kanë shkruar grafitë “UÇK” dhe “Welcome Kosova”, gjë që ka shqetësuar banorët serbë të Vërbocit dhe rrethinës, njoftoi RTK2.

Sipas popullatës lokale serbe, kjo paraqet edhe një formë të “provokimit dhe frikësimit të popullatës joshqiptare në afërsi të Kllokotit”.

Drejtuesi i stacionit policor në Kllokot Boban Todoroviq ka njoftuar se policia ka kryer ekspertizën, ka fotografuar grafitet dhe ndërmerr masa për gjetjen e autorëve.

-Advertisement-

“Është hartuar raporti, fotografitë i janë përcjellë operativës rajonale dhe bëra shpallje që të përpiqen të zbulojnë se kush e ka bërë këtë, duke pasur parasysh se ankesa nga ana e qytetarëve s’kemi marrë, pra, kurrfarë denoncimi s’ka pasur. Patrulla është momentalisht në terren dhe punon në grumbullimin e informatave që të mësojmë diç më shumë për këtë”, ka njoftuar shefi i policisë në Kllokot.

Në fshatin Vërboc sot jetojnë rreth 620 serbë, ndërsa para vitit 1999, sipas programit serbisht të televizionit publik të Kosovës, ky numër ka qenë shumë më i madh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera