Lajme

Graçanicë, serbët protestojnë për taksën

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 23 November 2018

Ka filluar tubimi i banorëve të Graçanicës në Shtëpinë e Kulturës, nga ku do të vazhdohet me protestë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën prej 100% për produktet serbe dhe boshnjake.

Protestë e njëjtë është paralajmëruar edhe në Mitrovicën e Veriut dhe në Shtërpcë.

Këto protesta janë organizuar pas një takimi që kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq ka mbajtur me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ku u tha se përfaqësuesit serbë e kanë informuar Vuçiqin se nuk do të jenë “vëzhgues të heshtur” ndaj masave të vëna nga Prishtina zyrtare.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera