Lajme

Grabovci tërheq kërkesën për largimin e ‘Dosjes së Shefave’

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 18 July 2017

Ish-shefi i grupit parlamentare të PDK-së, Adem Grabovci pas një viti që ka bërë kërkesën për masë të sigurimit, lidhur me publikimin e përgjimeve “Dosja e Shefave” nga gazeta Insajderi, ka hequr dorë nga kjo kërkesë.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij Florent Latifi, në seancën e sotme të përballjes mes Grabovcit dhe Insajderit.

Gazeta Insajderi vitin e kaluar ka publikuar serinë e përgjimeve “Dosja e Shefave”, përmes së cilave dëshmohej se si zyrtarë të lartë të PDK-së, vetëm gjatë dy muajve të vitit 2011, kishin shtrirë ndikimin në të gjitha institucionet publike dhe agjencionet e pavarura.

-Advertisement-

Pas publikimit të përgjimeve Adem Grabovci kishte paditur Insajderin duke kërkuar gjithashtu edhe ndalimin e publikimit të tyre, kërkesë që ishte refuzuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Ndërkohë që Prokuroia Speciale e Kosovës disa ditë pas nisjes së publikimit të përgjimeve ka hapur hetimet ndaj Grabovcit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera