Lajme

Grabovci: Konjufca s’duhet të turpërohet nëse ka qenë pjesë e SHIK-ut

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 09 February 2019

Adem Grabovci ka ardhur me një rrëfim për jetën dhe karrierën në RTV Dukagjini. Në këtë emision Grabovci ka folur edhe për një prej temave më debatuara këtë javë, nëse Glauk Konjufca ishte apo jo pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Ish-zyrtari i PDK-së thotë se e ka njohur babain e Glauk Konjufcës dhe ka pasur përshtypje të mira edhe për të birin e tij, Glaukun.

“Glauku vepron në shpërputhje me brendësinë e tij shpirtërore. Kam bërë përpjekje të bashkëpunoj më të edhe kur kam qenë deputetë”.

-Advertisement-

I pyetur nëse Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut, Grabovci ka thënë se Konjufca duhet ta thotë fjalën e tij.

“Nuk duhet të turpërohet edhe nëse ka qenë pjesë e SHIK-ut…Deklaratat kundër SHIK-ut le të mbesin në ndërgjegjen e secilit t’i vlerësojë…”, tha ndër të tjera Adem Grabovci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera