Grabovci fton Limajn në PDK: Do ishte pozitive

Autori: Gazeta inFokus
20:06 | 08 December 2022
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka treguar nëse mund të ketë një ribashkim me NISMA-n e Fatmir Limajt në PDK.
Grabovci deklaroi se PDK është e hapur për të gjithë dhe në rastin konkret z. Limaj do ishte pozitive nëse ai do ta gjente vetëveten në Partinë Demokratike të Kosovës.
“Fatmir Limaj ka qenë një ndër themeluesit e PDK-së, e dimë atë. Dhe mendoj se PDK duhet ta ruajë atë të kaluarën e vetë, përcaktimin e vetë – e hapur për të gjithë. Në PDK kanë vend të gjithë ata që dëshirojnë të japin kontributin e tyre, edhe z. Limajn nuk e shoh si të tepërt përkundrazi do të ishte pozitive nëse ai do ta gjente vetëveten në PDK-në”, tha Grabovci, për Periskopin.
Grabovci ka komentuar edhe ndarjen e Limajt nga PDK-ja dhe ka treguar se a do t’i pengonte partisë fakti që kanë qenë pjesë e VLAN-it kundër tyre.
“Unë nuk mund të them sepse ato janë gabime që lënë pasoja dhe nuk harrohen. Por, mund të falen dhe këtë ne duhet ta kemi parasysh. Për hir të procesit, se asnjëri nuk jemi të angazhuar për interesin individual. Fuqizimin e PDK-së, së pari duhet t’i shfrytëzojë kapacitetet e brendshme që i ka këtu ekzistuese, t’i aktivizojë, mobilizojë, t’i shpërndajë detyra e përgjegjësi prej qendrës. T’i ofrojë një vizion apo ofertë që është e kapshme për qytetarin e vendit. PDK- duhet të jetë e hapur për të gjithë. Unë absolutisht nuk kam asgjë kundër që në PDK të gjithë ata që janë të gatshëm të kontribojnë për procesin të jenë pjesë. Pavarësisht vërejtjet, po e quaj ndonjë mospajtim, me Fatmir Limajn unë rri, komunikoj dhe besoj që me Fatmir Limajn kur të është në pyetje interesi i përgjithshëm mund të harmonizohemi shumë“, deklaroi Grabovci.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku nuk përjashto...
-
Peci: S’duhet hedhur poshtë propozimin që më 15 qershor të ketë zgjedhje të reja
Ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, ka thënë se propozimi i dhënë nga...
-
Nesër seanca, Çitaku: Kurti t’i nënshtrohet ligjit, të japë dorëheqje me shkrim, pastaj e votojmë raportin për mandatet
Vlora Çitaku nga radhët e PDK-së, ka komentuar seancën e nesërme që do të mba...
-
Presidentja thotë se po punohet edhe me shtete tjera për ta zgjeruar aleancën e lidhur me Shqipërinë e Kroacinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia është burimi i ve...
-
Haradinaj në pritjen lamtumirëse të ambasadorit De Riu: Shembull i përkushtimit dhe miqësisë së sinqertë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirës...
-
MKRS i reagon Ramës për sheshin ‘‘Xhorxh Bush’’: Ka filluar pa leje, institucionet e drejtësisë t’i trajtojnë shkeljet e Komunës
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i ka reaguar kryetarit të Prishtinë...
-
Situata në Valais pas reshjeve të borës, disa rrugë vazhdojnë të jenë të mbyllura
“Situata alarmante” e vendosur nga Këshilli i Shtetit të enjten u largua të p...
-
Abdixhiku i jep lamtumirën ambasadorit italian Antonello De Riu: Disa diplomatë lënë shenja të mëdha
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë pj...
-
Pas mbylljes së çështjes dorëzohen prova të reja në Speciale, Çerkini: Tentativë për ndikim në vendimin për lirim
Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale në Hagë, Artan Çerkini, e ka quajtu...
-
Osmani: Serbia është burimi i destabilitetit, ne do të mbrohemi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia është burimi i ve...
-
Trump: Askush nuk po na mashtron në bisedimet për paqe
Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë....
-
Gjykata shpall fajtor qytetarin që e kërcënoi, Mehmetaj: Mos kërcënoni në Facebook, se ndryshe prej Albin Kurtit – ju dënoheni
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në ...