Lajme

Grabitje në pompën e derivateve, dy të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 20 December 2018

Njësitet policore të Drenasit në orët e hershme kanë arrestuar dy persona të dyshuar, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të grabitjes së armatosur mbrëmë rreth orës 23:00, në një pompë derivatesh në fshatin Sankovc të Drenasit.

Rasti ka ndodhur në një pompë derivatesh , ku viktimës nën kërcënimin e armës nga persona të armatosur dhe maskuar i janë marrë para të gatshme.

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërmarrë një aksion i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar A. N, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Sh. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

“Konform kompetencave policore me autorizim të prokurorit të shtetit, janë bërë bastisje në dy  lokacione, ku policia ka gjet dhe konfiskuar një pushkë e gjatë automatike , një revole ,  një çantë,  disa rroba , kapuç , doreza etj gjëra këto të cilat dyshohet se janë përdorur nga të lartcekurit për grabitje Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojnë gjykatës. Të njëjtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera