Lajme

Grabitje në Gjilan, dy persona të maskuar ia marrin çantën me para një qytetari

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 05 April 2023

Mëngjesin e mërkurës në Gjilan dy persona të maskuar kanë grabitur një person tjetër duke i marrë kështu një çantë me një shumë të konsiderueshme parash, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Ai tha se të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur.

-Advertisement-

“Policia e Kosovës ne Gjilan sot me datën 05.04.2023 rreth orës 08:45 është informuar për një rast grabitje i ndodhur në rrugën ,,Idriz Seferi’’ në Gjilan. Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se dy persona të maskuar duke përdorur spray, kanë arritur që viktimës shtetas i Kosovës të ia grabisin një qante në cilën kishte një shumë të konsiderueshme të parave. Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur”, ka deklaruar Osmani për Infokus.

Ndryshe ka bërë të ditur se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar ,,Grabitje’’, të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rasti po hetohen nga hetues policor rajonal në Gjilan./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera