Lajme

Grabitje me armë në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 19 January 2019

Dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur punëtorit të një pompe derivatësh në fshatin Gërlicë të Ferizajt, para në vlerë 140 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur, përcjell inFokus.

Rastin e ka raportuar në polici punëtori i pompës së derivateve. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera