Lajme

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 12 January 2022

Pasditen e së martës një pompë derivatesh në Prishtinë ka qenë cak i një grabitjeje me armë zjarri, shkruan Gazeta Infokus.

Rastin në polici e kishte paraqitur viktima, i cili ka njoftuar se gjatë orarit të punës, një person e ka kanosur me armë dhe ka grabitur një sasi konsiderueshme të parave të gatshme.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë grabitje është në arrati.

-Advertisement-

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, është informuar dhe konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy