Lajme

Grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 08 October 2021

Një person i armatosur ka kanosur punonjësen e farmacisë dhe ka vjedhur 200 euro.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

-Advertisement-

“ Derisa viktima femër kosovare ishte duke punuar aty ka hyrë një i dyshuar mashkull i armatosur dhe duke kanosur viktimën, nga arka e farmacisë ka grabitur 200 euro, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti nën hetime nga njësitë relevantë”, ka bërë të ditur policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera