Lajme

Grabitje e armatosur në filialin mikrofinanciar Ria në Prishtinë, policia rrethon vendin e ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 04 May 2023

Një grabitje e armatosur po raportohet se ka ndodhur në mes të ditës së sotme, në filialin mikrofinanciar Ria, në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë. 

Sipas pamjeve të vendit të ngjarjes të publikuara nga gazetari Venhar Isufi, vërehet se policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke vendosur edhe shiritat.

Gazeta Infokus, ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, mirëpo ende nuk ka marr një përgjigje zyrtare se çfarë ka ndodhur me rastin.

-Advertisement-

Siç po raportohet, po dyshohet se në filialin mikrofinanciar kishte hyrë vetëm një person i armatosur me revole.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera