Lajme

Grabitja e armatosur në Suharekë, Kryetari i Komunës ka një thirrje për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 22 November 2023

Për grabitjen e armatosur në Suharekë ka reaguar tani edhe Kryetari i komunës, Bali Muharremaj.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremaj ka apeluar tek qytetarët që të ruajnë qetësinë, derisa ka uruar që raste të tilla të mos përsëriten kurrë.

“Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit”.

-Advertisement-

“Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përseritet kurrë në të ardhmen”, ka shkruar ai në Facebook.

Pasditen e së mërkurës si pasojë e të shtënave me armë nga disa plaçiktës në komunën e Suharekës, ka mbetur i plagosur një zyrtar policor.

“Sot rreth ores 15:45 Eshtë marrë informate së në Suhareke ne një argjentari është një grabitje me armë ne zhvillim e sipër. Patrullat policore të Stacionit të policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në vendngjarje. Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marr tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera