Grabitja e argjendarisë në Suharekë, edhe nga dy muaj paraburgim për katër të dyshuarit

Autori: Gazeta inFokus
08:42 | 01 March 2024
Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga dy muaj katër të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, Bujar Basha, Besart Istrefi, Leutrim Cakolli dhe Trim Baraku. Ndërsa, për të dyshuarit Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri nuk ka pasur kërkesë për vazhdim apo ndryshim mase, andaj janë liruar në procedurë të rregullt.
Lajmin e ka konfirmuar Marcel Lekaj, udhëheqës i zyrës për informim dhe komunikim me media në këtë Gjykatë.
Katër të dyshuarve Basha, Istrefi, Cakolli dhe Baraku, masa e paraburgimit iu vazhdua deri më 30 prill 2024.
“Ju njoftojmë si në vijim: Të pandehurve: Bujar Basha, Besart Istrefi, Leutrim Cakolli të dyshuar për veprën penale Grabitja, dhe Trim Baraku i dyshuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, me datë 28.02.2024, Gjyqtarja e procedurës paraprake ka marrë AKTVENDIM dhe ka vazhduar masën e paraburgimit deri më datë 30.04.2024. Pas vlerësimit të kërkesës së Prokurorit të Shtetit për vazhdimin e paraburgimit, dhe pas vlerësimit të shkresave të lëndës, Gjyqtarja e procedurës paraprake ka gjetur se kërkesa e Prokurorit të Shtetit për vazhdimin e paraburgimit së masës së paraburgimit është e bazuar”, thuhet në përgjigjen e Lekajt për “Betimi për Drejtësi”.
Aty thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar se me lënien në liri të të pandehurve të cilëve iu vazhdua paraburgimit, ekziston rreziku i arratisjes, sepse edhe pas kohës kur dyshohet se është kryer vepra penale të njëjtit kanë qenë në arrati deri në ditën e arrestimit përmes Policisë së Kosovës.
“Gjithashtu duke marrë parasysh se hetimet janë në zhvillim e sipër, ashtu që në pyetje do të merren dëshmitarët që ende nuk janë dëgjuar, dhe do të mblidhen edhe prova të tjera me qëllim të zbardhjes së rastit, nëse të pandehurit lihen në liri ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë, me çka do të pengojnë fazën hetimore. Gjithashtu me rastin e vazhdimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh faktin se të pandehurit edhe në të kaluarën janë të evidentuar si kryerës të veprave penale të ngjashme me aktgjykime të plotfuqishme, andaj me lënien në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale të ngjashme andaj është vlerësimi i Gjykatës se vazhdim i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm”, thuhet më tej në përgjigje.
Kurse, për të dyshuarit Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake nuk ka pranuar kërkesë për vazhdim apo zëvendësim të masës.
“Kurse për të pandehurit Albin Beqiri, dhe Fatmir Tahiri të dyshuar për veprën penale: dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes nga neni 317 par. 4 lidhur me par. 1 lidhur me nenin 33 të KP-së, sipas vendimit të Gjyqtares së procedures paraprake të datës 22.12.2023, dy (2) të dyshuarve iu ishte vazhduar paraburgimit deri me datë 25.02.2024, kurse deri në skadimin e datës së vazhdimit të paraburgimit, Gjyqtarja e procedures paraprake nuk ka pranuar kërkesë për vazhdim apo zëvendësim të masës që nënkupton që të njëjti janë liruar në procedurë të rregullt pas kësaj date, derisa ende vazhdon procedura paraprake/hetimore”, thuhet në përgjigjen e Lekajt.
Ditën kur ndodhi grabitja, u njoftua se një polic u plagos dhe një tjetër mori lëndime.
Shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro, grabitje kjo që ndodhi pasditën e së 22 nëntorit 2023 në një argjendari në Suharekë.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...