Lajme

Grabiti kazinonë me armë, kapet tiransi

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 09 August 2017

Arrestohet grabitesi i nje kazinoje ne Tirane. Policia njofton se ka vene ne pranga shtetasin Duart Berziu, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas nën kërcënimin e armës një shumë lekësh në një kazino.

Ngjarja ndodhir në datë 08.08.2017, rreth orës 17:50, ku ai në një kazino në autostradën Durrës -Tiranë, nën kërcënimin e një arme tip pistoletë i ka marrë një shumë lekësh punonjësit të kazinos dhe më pas është larguar me një motorr pa targa.

-Advertisement-

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin motorr tip “Zongshen”, iu gjetën 6 doza lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kokainë si dhe një shumë prej 18.000 lekë të reja. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– Mjeti motorr tip “Zongshen”. – 6 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. – 18 000 lekë të reja. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera