Lajme

Grabiti 5 makina për 16 ditë në Sarandë, arrestohet 44-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 17 December 2017

Një 44- vjeçar i cili dyshohet se ka vjedhur 110 makina në Tiranë, 7 në Vlorë, 17 në Durrës dhe 5 në Sarandë, si dhe në Itali, është arrestuar nga policia e Sarandës. 44- vjeçari Aleksandër Qarri është arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, transmeton Albeu.com.

Sipas bluve të Sarandës, 44- vjeçari ka kryer 5 thyerje mjetesh në qytetin bregdetar nga data 1- 17 dhjetor, në të cilat vidhte kryesisht kasetofonat dhe më pas i shiste në një servis në Tiranë.

Sipas policisë 44 vjeçari shkonte të shtunën në darkë, dilte nga hoteli pas orës 2 të mëngjesit, vidhte dhe më pas udhëtonte drejt Tiranës me autobus në orën 5 të mëngjesit.

-Advertisement-

Për 100 vjedhjet në Tiranë Qarri është dënuar në 2011, ndërsa për 17 vjedhjet në Durrës është dënuar në 2015. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera