Sport

Grabitet shtëpia e futbollistit të Shqipërisë, i vidhen mijëra euro

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 18 February 2021

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, në mbrëmjen e së mërkurës ka përjetuar një fatkeqësi, shkruan Gazeta inFokus.

Manajt i është grabitur shtëpija e tij në Spanjë, ku i kanë vjedhur 3 ora dhe 70 mijë euro kesh.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i 23 vjeçarit, me anë të një postimi në instagram.

-Advertisement-

“Sapo mora vesh një lajm super të shëmtuar, është thyer shtëpia e Rei Manajt në Spanjë. Një gjest shumë i ulët, shpresoj vëlla të gjendet sa më shpet pasi dhe vlera nuk ishte e vogël. 3 ora super të shtrenjta dhe 70 mijë euro të vjedhura. Uroj të gjenden sa më shpejt vëllai”, ka shkruar Xhani Demika.

Kujtojmë që Rey Manaj është pjesë e Barcelonës B./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera