Lajme

Grabitet një serb në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 31 January 2018

Mbrëmë rreth orës 20:00 ka ndodhur një grabitje në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan.

Sipas Policisë së Kosovës dy të dyshuar kanë futur me dhunë në veturën e tyre një shtetas të Serbisë, transmeton Infokusi.com.

Grabitja kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje të mëhershme mes të dyshuarve dhe viktimës.

-Advertisement-

Viktima kishte arritur që të hapte derën e veture dhe të kërcente nga vetura, transmeton Infokusi.com.

Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësor, të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

“Rr. “Avdullah Tahiri”, Gjilan 30.01.2018 – 19:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme kishin futur me dhunë në veturën e tyre viktimën mashkull shqiptar shtetas i Serbisë. Viktima kishte arritur që të hapte derën e veture dhe të kërcente nga vetura. Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësor, të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”/INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera