Lajme

Grabitet një lokal në Prishtinë, hajnat i ikin policisë

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 21 February 2021

Një grabitje ka ndodhur në orët e mbrëmjes në një lokal në fshatin Besi të Prishtinës.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por dy persona të dyshuar kanë arritur të ikin.

Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia e Kosovës.

-Advertisement-

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në fshatin Besi. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thotë policia, ndërkohë bën të ditur se nuk ka persona të lënduar.

Policia më tej thotë se ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera