Lajme

Grabitet një 39 vjeçar në Ferizaj, e zhveshin dhe e rrahin në mal

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 22 September 2022

Një 39-vjeçar në Ferizaj është grabitur nga 3 persona, të cilët më pas e rrahën e ia vodhën paratë.

I njëjti ishte ndaluar nga të dyshuarit në rrugën “Vllëzërit Gërvalla”, derisa më pas u dërgua në një pjesë malore ku u rrah e maltretua.

Aty iu morën edhe 327 euro, ndërsa pas kësaj u la i lirë në një rrugë tjetër.

Rastin po e heton policia që thanë se tre të dyshuarit janë emra të njohur për ta dhe se janë në fazën e grumbullimit të të dhënave.

Të tjera