Lajme

Grabitet me armë pompa e derivateve në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 01 March 2021

Dy persona kanë raportuar në polici se në një pompë të derivateve derisa ishin duke punuar persona të armatosur i kanë kërcënuar me armë, shkruan Gazeta Infokus.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se nën kërcënimin e armës i kanë marrë para në vlerë 700 euro.

Ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

-Advertisement-

“Pejë 28.02.2021 – 05:15. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se deri sa ishin në vendin e tyre të  punës në një pompë të derivateve, kanë ardhur dy persona të maskuar  njëri ka pasur  një  armë gjuetie, të cilët nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin para në vlerë 700 euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar.  Rasti nën hetime, nga njësitet policore./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera