Grabitësja seriale, sërish në pranga 6 ditë pas lirimit nga burgu
Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 10 June 2017
Pasi përfundoi dënimin e radhës për akuzën e vjedhjes, Rosalinda Konomi e shijoi lirinë vetëm 6 ditë, ditën e shtatë ajo u kthye sërish në qeli.
42-vjeçarja nga Lushnja, e cila ka jetuar një kohë të gjatë në Holandë, njihet si një hajdute seriale.
Ajo ndryshon shpesh vendbanimin, por jo skemën e vjedhjeve, që siç rezulton në vëmendje të saj, janë çantat dhe kuletat e femrave që hyjnë në dyqane për të blerë.
Edhe arrestimi i fundit i Rosalindës u krye nga komisariati numër 3, pasi në një dyqan veshjesh për fëmijë dyshohet të ketë vjedhur një çantë dore dhe 4.500 lekë.
Edhe pse fundjavë, gjatë masës së sigurisë gjyqtarja e gatshme aplikoi gjykimin e drejtpërdrejtë, duke çelur shqyrtimin gjyqësor ku u dëgjuan palët.
Prokurori, përveçse kërkoi arrest me burg, tha se ka prova shkresore dhe kamera sigurie që vërtetojnë implikimin e saj. Burime zyrtare thanë se Rosalinda është shfajësuar duke u justifikuar se çantën e kishte gjetur në rrugë.
Gjykata është tërhequr për të dëgjuar pretendimin përfundimtar të prokurorisë se sa burgim do të kërkojë. Hajdutja bionde u arrestua një vit më parë pasi rrëmbeu çantën e bashkëshortes të një zyrtari policie.
Më pas u vërtetua autorësia për të paktën edhe 6 vjedhje të tjera. Por më herët vajza, e cila nga një ish-e përndjekur pas viteve ‘90 emigroi në Holandë, është arrestuar edhe nga policia e Fierit për 5 vjedhje, shkruan Lapsi.
Të tjera
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...