Rozë

Grabitësit hynë në shtëpinë e këngëtares së njohur, i marrin 10 mijë euro dhe bizhuteritë me vlerë

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 29 December 2021

Një ditë më parë, është vjedhur shtëpia e këngëtares së njohur nga Kosova, Adelina Berisha. Policia vendase ka njoftuar se janë grabitur 10 mijë euro dhe stoli prej ari, vlera e të cilave nuk dihet ende.

“Rr. Shaip Kamberi, Prishtinë 27.12.2021-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj nga e cila kanë vjedhur para të gatshme dhe disa stoli ari.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 01:30, në rrugën “Shaip Kamberi” të kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Lidhur me këtë ngjarje ende nuk ka reaguar këngëtarja e njohur. Gjithashtu kujtojmë se në vitin 2016, këngëtares Adelina Berisha i është djegur makina, ku një person kishte thyer xhamin me gurë dhe i kishte hedhur benzinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera