Lajme

Grabiten me armë dy barnatore në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 08 December 2019

Dy grabitje kanë ndodhur këtë të dielë në dy lokacionë në Prishtinë, në dy barnatore.

Lajmin për gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, shkruan gazeta inFokus.

Policia është duke u marrur me hetime të më tutjeshme për identifikimin e kryjësve të këtyre dy rasteve.

-Advertisement-

“Sot me datë 08.12.2019, ne intervalin kohor prej ores 16:30 deri 17:00, në dy lokacione ne Prishtine jane raportuar dy raste te grabitjeve me armë ne dy barnatore në kryeqytet, Policia iu ka pergjigjur menjëher rasteve dhe eshte ne proces te mbledhjes se informacioneve dhe ndermarrjes se veprimeve hetimore per te sqaruar rrethanat për identifikimin sa me te shpejt te kryersve të dyshuar te perfshirë ne keto raste. Per detaje tjera do te njoftoheni pas kryerjes se hetimeve dhe rezultateve qe do te pasojnë nga raportimet shtesë”, ka deklaruar Hoxha

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera