Lajme

GP i AAK-së organizon sot tryezë diskutimi për sigurinë në vend, pas sulmeve në veri

Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 03 October 2023

Grupi parlamentar i AAK-së do të organizojë sot një tryezë diskutimi për sigurinë, pas sulmeve në veri të vendit.

Sipas njoftimit, ky diskutim do mbahet në Kuvendin e Kosovës duke filluar nga ora 11:00.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup kriminelësh serbë në Banjskë të Zveçanit, me ç’rast mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku.

-Advertisement-

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar dje se do të paraqes dëshmi të reja që tregojnë se në sulm janë përfshirë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes së Serbisë dhe shefi i komandës së ushtrisë së Serbisë.

Siç ka bërë të ditur ai, përgatitjet e sulmit janë bërë në bazën e trajnimeve ushtarake që gjendet afër Kopaunikut.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe është bërë thirrje që fajtorët të sillen para drejtësisë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy