Lajme

Gorani thotë se Kosova do që të kthehet në të premten e kaluar, Mirena: Gjërat do të shkojnë në ekstrem

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 08 November 2022

Gazetari Dukagjin Gorani, për zhvillimet e fundit që ndodhin në Kosovë thotë se nga sot, çdo energji politike do të hargjohet që të mund të kthehen në të premten e kaluar, atë ditë kur serbët u larguan nga institucionet e Kosovës. Por, të njëjtin mendim nuk e pati gazetari Ilir Mirena.

Në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se sipas tij, askush nuk ka dëshirë që të Kosova të kthehet në pozicionin e të premtes së kaluar.

“Gjithçka që do të bëhet prej sotit, dhe ditëve të ardhshme, do të bëhet që të mund të kthehen në të premten e kaluar. Cdo energji politike, do të hargjohet për me u kthy aty ku kemi qenë të premten e kalume”, tha Gorani.

-Advertisement-

Ndërsa, Mirena thotë se ai po e sheh një frymë mbarë popullore që gjërat do të shkojnë më në ekstrem.

“Nuk po shoh që ka një frymë që me u kthy në të premten e kaluara, po e shoh një frymë mbarë popullore që gjërat me shku më në ekstrem. I kemi deklaratat që na nuk i nënshtrohemi , jemi shtet sovran, e i pavarur, i kemi deklaratat e deputetëve të pozitës, krejt është duke shku në qat frymë.

Unë spo besoj që do të kthehemi, ose ka dëshirë dikush që të kthehemi në të premten e kaluar”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera