Lajme

Gorani – qeverisë: Po insistoni në zbatim të ligjit, por kur po komplikohet situata, po fshiheni pas KFOR-it

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 18 May 2023

Analisti Dukagjin Gorani ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta shoh nga një këndvështrim më të gjerë çështjen e betimit të kryetarëve shqiptarë në veri, që do të bëhet nesër.

Në emisionin Pressing të T7, ai ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje politike, përpara se të insistohet në “zbatimin administrativ të ligjit”.

“Qeveria jonë ka vendosë me zbatu gjëra që mundësohen ligjërisht, brenda një klime politike që është shumë e ndishme. Raportet që i kemi me komunitetin serb e veriun, nuk është krejtësisht e udhës, nuk është e thënë t’i përmbahemi zbatimit administrativ të ligjit”, ka thënë Gorani gjatë emisionit.

-Advertisement-

Sipas tij, qeveria duhet të tregojë maturi, përpara se ta komplikojë situatën në një situatë ku do të duhet edhe ndihma e KFOR-it.

“Ne po insistojmë në zbatim të ligjit, por pastaj kur po komplikohen rrethanat, po shkojmë po fshihemi pas KFOR-it”, ka theksuar ai.

Gorani ka deklaruar se ligji duhet të zbatohet, por duhet të insistohet në zbatim të qëndruehsëm të ligjit.

“E vërtetë që ligji duhet të zbaztohet, por që të ketë zbatim të qëndrueshëm të ligjit, së pari duhet angazhuar që të kemi përmirësim të rrethanave politike”, ka thënë tutje ai.

“Për ta arritur stabilitetin, duhet angazhuar në një qasje politike, e cila e nënkupton gjetjen e mënyrave më efikase për ndërtimin e një mirëkuptimi mes komuniteteve të armiqësuara mes vete”, ka thënë Gorani.

“Jo gjithçka që mund ta bësh, duhet ta bësh.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera