Gorani: Ligji i Lustracionit nuk është kryer me kohë, hapja e kësaj teme tash është gati e turpshme
Autori: Gazeta inFokus
21:48 | 25 Maj 2023
Dukagjin Gorani, gazetar, ka thënë të enjen në Pressing të T7 se tema e Lustracionit është dashur të hapej më herët.
Por hapja e kësaj teme sot, në vitin 2023, pra 33 vjet pasi ka mbaruar periudha e komunizmit – sipas Dukagjinit Goranit është “gati e turpshme”.
Siç shpjegon ai, gjeneratat janë plakur dhe hapja e kësaj teme në këtë kohë e armiqëson shoqërinë.
Në vijim, Gorani është kthyer në kontekstin kohor të viteve të 90’ta, duke thënë se “shqiptarët nga Jugosllavia socialiste përballeshin me Serbinë shoviniste”.
Rrjedhimisht, për Goranin problemi i shqiptarëve ishte Serbia dhe për ta fituar lirinë nga ajo nevojitet masivitet – duke e shpejguar rëndësinë e masivitetit, ai tha se “askush askënd nuk ka mundur ta pyes ku ke punuar”, duke pretenduar se pyetjet që shtrohen sot – s’janë shtruar gjatë viteve të 90’ta.
“Vitin 1989 krijohet një thes i madh i cili duhet të mbushet me njerëz, dhe ai thesi i madh nevojitet karshi asaj që vinite, Serbia shovinite, jo më Jugosllavi socialsite, bashkim-vllazëri. Por ishte një formacion krejt tjetër fare i cili konsistonte nga dhuna etnike, mosdurimi etnik, nga shovinizmi i drejtëpërdrejtë. Ideja që ti nuk ke nevojë me ekzistu si komunitet i caktun etnik”, ka thënë Gorani duke përmendur rastin e Ukrainës, por me dallime kontekstuale.
“Masivimi kërkonte një lloj të kompromisit e kompromisi duhet të zgjidhej përmes masivizimit”, ka vazhduar Gorani.
Ai ka treguare më pas për partitë politike që janë krijuar në vitet e 90’ta – duke përmendur rëndësinë e masivizimit të shqiptarëve në lëvizje politike.
”Kur krijohen partitë politike të 89’ta, brenda tyre kyqen njerëz prej shumë fushave të caktuara, e një pjesë e të cilëve rrënjët e veta i kishte te regjimi socialist – tash kyqja e tyre ishte e nevojshme pasi masivimi ishe i rëndësishëm. E në situata masivizuese ti nuk shkon me i pyet njerëzit ku ke punu e çka ke punu. Periudha 89 deri 99, këto pyetje që sot janë shtru, sot nuk shtrohen për shkak të mbizotërimit të një problemi shumë më të madh”, ka thënë Gorani.
“Sot 33 vjet më vonë hapja e kësaj teme është e pa shije sepse kjo shoqëri nuk ka interesim e as nuk ka pas guxim kur është desht. Mendoj që është një sjellje gati e turpshme, ka pas dashur të bëhet kjo temë më herët nuk është e nevojshme tash të hapim një procesit të armiqësimit të shoqërisë”, ka deklaruar ai.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...































