Lajme

Gorani: Kur i kam parë Thaçin dhe Veselin me uniforma ushtarake ka qenë spektakël

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 15 August 2024

Gazetari dhe ish-politikani Dukagjin Gorani, ka folur në Rubikon mbi kontaktet e tij të para me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Gorani tha se në vitin 1997 kishte filluar ta kuptojë se nismëtarë të UÇK-së ishin miqtë e tij të studimeve, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Takimi me ta për mua ka qenë një katarëz e madhe edhe personale edhe ideore edhe politike, meqenëse të them të drejtën angazhimi politik në atë kohë në Kosovë ka qenë në një mënyrë një lloj i vetësakrifikimit, ose një lloj i sakrifikimit të vullnetshëm të çfarëdo dinjiteti personal dhe grupor”, tha Gorani në Rubikon të Klan Kosovës.
Gorani tha se në rrethanat e asaj kohe ishte shumë e vështirë të dihej profili i njerëzve të cilët ishin prapa UÇK-së, ndërsa shtoi se momenti kur për herë të parë i kishte parë Thaçin dhe Veselin në uniforma ushtarake ishte i paharrueshëm.

“Kur i kam pa këta Hashimin (Thaçin) dhe Kadri Veselin, kur i kam pa veshur në uniforma ushtarake, ne atëherë kemi qenë 29-30 vjeç, ajo ka qenë për mua një spektakël, një moment i paharrueshëm, meqenëse ajo ka qenë dëshmi që përkundër çdo mungese të çfarëdo mundësie, avantazhi politik që si shoqëri nuk e kemi pasur kurrë, përkundër një dekade të jetesës në defanzivë të vazhdueshme edhe mendore karshi një okupimi jo veç brutal, jo veç agresiv dhe të prapambetur, se ajo që e ka karakterizu sidomos regjimin e Millosheviqit është inaugurimi i një prapambeturie të paparë kulturore prej së cilës Serbia sot nuk mundet me i nxjerrë këmbët”, tha Gorani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera