Gorani: Dëgjova që sot është dhënë ultimatum deri me 31 maj që qeveria të mobilizohet për dialog
Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 26 April 2022
Gazetari Dukagjin Gorani tha se ka dëgjuar se është dhënë një ultimatum që deri më 31 maj, institucionet e Kosovës duhet të mobilizohen për gjetjen e një zgjedhjeje për procesin e dialogut.
Gorani tha se kjo nuk është e verifikuar, mirëpo qasja e ngurtë dhe e rezervuar e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në komunikim publik, krijon mundësinë e spekulimeve.
ADVERTISING
“Qasje shumë e ngurtë dhe e rezervume në komunikim publik po na bën dëm të gjithëve, është po ashtu edhe shkaktare e shumë spekulimeve, se kur nuk dihet saktë për cka bohet fjalë për cka është fol atëherë opinioni publik gjithmonë e merr të drejtën e supozimit dhe spekulimit deri në atë masë sa që sot niva që në një mënyrë është e paverifikume, është jep një ultimatum që deri me 31 maj institucionet e Kosovës ish desht me u mobilizu për një zgjedhje gjatë procesit t ë dialogut.
Nëse deri në fund të majit nuk arrihet atëherë duhet me shiku alternativa, që mundet me nënkuptu gjithcka, mundet më nënkuptu edhe zgjedhje të reja”, tha Gorani.
Tutje ai shtoi se këto spekulime, qeveria duhet t’i evitojë duke pasur një qasje më konstruktive dhe më të dozuar të informacioneve që janë me interes publik.
“Këto spekulime, pikërisht qeveria duhet me i evitu duke e pas një qasje më konstruktive dhe më të dozuar të informacioneve meqenëse janë në interes publik. Njerëzit kanë të drejtë me kushtetutë me ditë cka është t’u fol për një çështje kaq të rëndësishme sic është procesi politik me Serbinë”.
Të tjera
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...
-
Deputeti i VV-së: Në zgjedhjet e radhës Vetëvendosja dhe GUXO do të thyejnë rekordin e votave
Nga mazhoranca po thonë se ‘përplasja’ e Konjufcës dhe Osmanit do t’i kontrib...
-
Pamje nga aksioni ku u konfiskuan 33 kilogramë ari
Shtatë argjendari janë kontrolluar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjilan...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Drenasi, ishte plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit me Shqipërinë
Ka ndërruar jetë, ish-ushtari i UÇK-së, Milazim Syla nga fshati Kishnarekë e...
-
Osmani në takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e El Salvado...
-
Ndalohet një tentim kontrabande me pije alkoolike nga Serbia
Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë zbuluar dy rastet të kundërvajtjeve doga...
-
Dogana publikon fotografi të arit të sekuestruar në argjendaritë e rajonit të Gjilanit
Dogana e Kosovës ka publikuar pamje të arit që është sekuestruar në disa argj...
-
Roth: Shqetësuese lidhjet e ngushta të disa politikanëve malazezë me Vuçiqin – Kisha Ortodose Serbe kanal i ndikimit rus
Michael Roth, Kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme i Bundestagut dhe i...
-
Policia jep detaje për grabitjen në Vushtrri, i arrestuari është 19 vjeç
Policia e Kosovës ka dalë me njoftim të ri për grabitjen në Stanoc të Epërm t...
-
Optimizëm për bashkëpunimin bujqësor Kinë – BE
Eurokomisioneri për Bujqësinë, Janusz Wojciechowski, ka folur shumë për arrit...