Lajme

Goran Rakiq sërish thyen heshtjen zgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 17 October 2021

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pasi ka votuar ka ftuar të gjithë qytetarët e veriut të Mitrovicës ta realizojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të përkrahin kandidatët e tyre.

Rakiq tha se sipas informatave që ka të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe votimi po zhvillohet pa probleme.

“Siç mund të shihni edhe ju qytetarët e Mitrovicës së Veriut nga orët e hershme të mëngjesit në masë të madhe, në numër të madh janë nisur drejt vendvotimeve të japin votën e tyre, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, dhe përkrahin kandidatët e tyre për kryetar dhe kandidatët për asamble komunale, natyrisht ftoj të gjithë qytetarët që nuk e kanë realizuar këtë të drejt deri më tani t’i vizitojnë vende votimet dhe gjatë ditës ta realizojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të përkrahin kandidatët e tyre, natyrisht duke respektuar të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore, apo të gjitha masave kundër pandemisë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Rakiq edhe në këtë zgjedhje lokale ka thyer heshtjen zgjedhore, duke thënë se pret fitore.

“Nuk e di konkretisht në çka po mendoni, pasi që është heshtje zgjedhore, por nëse më pyesni pres fitore bindëse”, ka thënë ai.

Në veri të Mitrovicës janë hapur 7 qendra të votimit dhe janë 17.721 qytetarë me të drejt vote.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera