Auto&Tech

Google zhvillon program për parashikimin e rreziqeve kardiovaskulare

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 23 February 2018

Ekspertët e inteligjecës artificiale të gjigantit teknlogjik Google kanë zhvilluar një program i cili parashikon rrezikun e sulmit në zemër duke skanuar retinën e syrit.

Sipas një lajmi të Business Insider, algoritmi i inteligjecës artificiale, e zhvilluar nga Verily Life Sciences që kryen kërkime shkencore dhe Google, nëpërmjet fotografisë së retinës ka parashikuar drejtë mundësinë e një çrregullimi të madh kardiovaskular, siç është sulmi në zemër dhe sulmi në tru brenda pesë viteve tek individët.

Kërkimet, rezultatet e të cilave janë publikuar në revistën “Nature Biomedical Engineering”, tregojnë se algoritmi me skanimin e syrit fillimisht parashikon moshën e personit, nëse është apo jo i varur nga duhani dhe jep vlerësime në lidhje me presionin e gjakut.

-Advertisement-

Algoritmi, i cili është treguar i suksesshshëm në vlerësimin e këtyre faktorëve, pasi ka shqyrtuar fotografinë e retinës dhe të dhënat shëndetësore të 284.335 pacientëve, duke bërë përcaktimin e rreziqeve kardiovaskulare.

Ekspertët kanë vërejtur se algoritmi nëpërmjet pamjeve të retinës ka parashikuar në 70 për qind të rasteve se cilët individë mund të përjetojnë një çrregullim të madh kardiovaskular.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera