Auto&Tech

Google zhvendos panelin e navigimit në Youtube në fund të aplikacionit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 31 May 2017

 

Youtube në Android do të shohin së shpejti zhvendosjen e fushës së navigimit të aplikacionit në fund të ndërfaqes.

Ky ndryshim është pjesë e përditësimit më të fundit të Youtube i cili po dërgohet gjatë ditës së sotme. Çdo video që keni ngarkuar mund ta shikoni në seksionin Library përfshirë historikun dhe listat e luajtjes.

-Advertisement-

Paneli i ri do të jetë i dukshëm nga të gjitha faqet e aplikacionit me përjashtim kur shikoni video. Google shtoi se aplikacioni Youtube tashmë mund të mbajë mend ku e keni lënë për herë të fundit aplikacionin në mënyrë që kur të ktheheni ta keni më të lehtë kërkimin e asaj që keni qenë duke parë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera