Rozë

Google vazhdon ta përkrahë Dua Lipën si asnjëherë më parë, shikoni çka ka bërë tani (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 26 October 2017

Kur bëhet fjalë për të dëgjuar muzikë, gjithmonë në kokë na vjen rrejti më i popullarizuar dhe më i madhi në botë, YouTube, shkruan GazetaBlic.

Ashtu siç shumë nga ne e dimë, YouTube është një nga shërbimet e shumta që kompania “Google” i ka nën licencën e saj.

Tashmë ka një kohë të shkurtër që kompania “Google” ka sjell në treg telefonin e saj të ri, Google Pixel 2 i cili ka një performancë të shkëlqyer. Ajo që na bënë interesant është se Google ka sjellë reklamën e këtij telefoni duke bashkëpunuar me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

-Advertisement-

Pos kësaj, nëse futeni për ta shkarkuar aplikacionin “YouTube”, aplikacionin “YouTube Red”, “YouTube Music”, do ta shihni në të gjitha se gjendet fotografia e videoklipit “New Rules” ose “Blow Your Mind”, shkruan GazetaBlic.

Foto e shkrepur nga: PlayStore Desktop

Sukseset e shqiptares me sa duket nuk kanë të ndalur, e natyrisht suksesi është edhe më i madh kur njëri nga gjigantët më të mëdhenj teknologjik në botë siç është “Google” të mbështet në ecjen përpara.

Foto e shkrepur nga: PlayStore Desktop

Shpresojmë të shoshim suksese edhe më të mëdha të Lipës e cila vazhdon të na bëjë krenar po aq sa Rita Ora, Bebe Rexha e Era Istrefi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera