Uncategorized

Google Maps del dhe më shumë nga Toka

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 18 October 2017

Duke përdorur mbi 500 mijë pamje të anijeve kozmike, përfshi dhe sondën Cassini, Google Maps ka shtuar një duzinë planetesh dhe hënash në reporterin e saj.

Duke u larguar nga Toka dhe hëna të tjera si Enkeladus, hëna e 6-të më e madhe e Saturnit, që mendohet se ka ujë nën koren e saj, ju mund të rikrijoni udhëtimin e Cassinit dhe anijeve të tjera kozmike.

Plutoni, Venusi, dhe disa hëna të tjera janë shtuar në Google Maps. Artisti astronomik Bjorn Jonsson, ka vënë bashkë hartat e Europës, Ganymede, Rhea dhe Mimas, duke përdorur pamje të NASA dhe Agjencisë Hapësinore Europiane, shkruan The Verge.

-Advertisement-

Vetëm disa orë pas lajmërimit të Google, shkencëtarja planetare, Emily Lakdawalla ka shkruar në Twitter se disa ikona të akullta të hënës, përfshi Enkledaus dhe Europa, i kanë emrat dhe pamjet e tyre në 180 gradë. Por Google nuk ka folur ende nëse është korrektuar ky gabim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera