Lifestyle

Google Maps bëhet produkti i radhës i kompanisë që arrin 2 miliardë përdorues

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 31 October 2024

Gjatë publikimit të raportit financiar të tre mujorit të tretë të Alphabet, CEO Sundar Pichai tha se Google Maps është produkti më i fundit që kalon 2 miliardë përdorues.

Prej Majit 2024 Google kishte vetëm 6 produkte me mbi 2 miliardë përdorues: Google Search, Gmail, Android, Chrome, Play Store dhe YouTube.

Të gjitha këto platforma përdorin modelet AI të Gemini.

-Advertisement-

Pichai theksoi se Google po punon në mënyrë të vazhdueshme për të përmirësuar performancën dhe shtuar funksionalitetet e modeleve.

Google ndau edhe informacione të tjera për produktet e saj. Opsioni Circle to Search është i disponueshëm në 150 milionë pajisje Android.

Google Lens përdoret në mbi 20 miliardë kërkime vizuale në muaj. Ndërkaq të ardhurat nga reklamimi dhe abonimet të YouTube u rritën në 50 miliardë dollarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera