Lajme

Google, Facebook, Twitter akuzohen për sulmin terrorist në San Bernardino

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 05 May 2017

Kompanitë e rrjeteve sociale Google, Twitter dhe Facebook janë akuzuar se kanë ndihmuar sulmin terrorist të vitit 2015 në San Bernardino të Kalifornisë Jugore.

Familjet e viktimave njoftohet se kanë ngritur një padi në një gjykatë federale të Kalifornisë të mërkurën, duke fajësuar gjigantët e teknologjisë për lejimin Shtetit Islamik të ndërtojë një prani të jashtme online.

Të afërmit e viktimave thanë se përmbajtja online e postuar në platformat e kompanive ushqeu dhe nxiti radikalizmin e terroristëve.

-Advertisement-

Padi të ngjashme u parashtruan gjithashtu kundër kompanive në fjalë për sulmet në Dallas dhe Orlando.

Por paditë e mëparshme u hodhën poshtë nga gjykatat të cilat cituan ligjin që imunizon ofruesit e shërbimeve online nga përgjegjësia mbi postimet e përdoruesve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera