Google dhe Facebook aplikojnë vaksinimin e detyrueshëm
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 30 July 2021
Fushata e vaksinimit ndaj COVID-19 në SHBA ka mbetur në vendnumëro – pavarësisht sasisë së madhe të vaksinave dhe ofertave joshëse. Gjigandët e internetit Google dhe Facebook tani dalin me një deklaratë të qartë.
Përpara kthimit ne zyrat e SHBA-së të gjithë punonjësit e koncerneve të internetit Google dhe Facebook duhet të vaksinohen ndaj koronavirusit. Këtë e komunikuan të dyja sipërmarrjet pavarësisht njera-tjetrës. Njëkohësisht ato e shtynë për më tej ofertën për home-office për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit.
Detyrimi për vaksinë më vonë duhet të vlejë edhe për filialet e koncerneve jashtë SHBA-së
“Secili, që vjen në punë në zyrat tona, duhet të jetë i vaksinuar”, deklaroi shefi i Google Sundar Pichai në një postim blog. “Ne do ta aplikojmë këtë rregullore javët e ardhëshme në SHBA dhe në muajt e ardhëshëm do ta zgjerojmë atë edhe në rajone të tjera”, deklaroi ai. Jashtë SHBA-së rregullorja do të përshtatet me kushtetet e rregulloreve ndaj koronavirusit si dhe sasinë e vaksinave në dispozicion në vendet përkatëse.
Në një e-mail drejtuar më shumë se 130.000 të punësuarve CEO i Google shkruan, se duke nisur nga 18 tetori ata mund të rikthehen në vendin e punës. Fillimisht si afat për kthimin në zyra ishte parashikuar 1 shtatori. Google u pati krijuar mundësi punonjësve të vet qysh vitin e kaluar që të punonin nga shtëpia.
Tek Facebook shefja e personelit Lori Goler komunikoi, se aplikimi i vaksinimit të detyrueshëm për punonjësit në zyrat në SHBA të koncernit do të jetë në varësi të „rregullave dhe kushteve lokale”. Do të ketë edhe një procedurë përkatëse lidhur me ata, që për arsye mjekësore apo të tjera arsye nuk mund të vaksinohen. Gjithashtu kjo sipërmarrje po shqyrton, se si mund të procedohet me zyrat jashtë SHBA-së.
Facebook planifikon, që duke filluar nga shtatori në zyra të paraqitet 50 përqind e personelit. Ndërsa nga tetoti zyrtarisht duhet të punohet sërish nga zyra.
Vaksinim i detyrueshëm edhe për të punësuarit në Nju Jork
Në sfondin e zbehjes së gatishmërisë për vaksinim tek shtetasit në SHBA, shtetet federale si Nju Jorku dhe Kalifornia si dhe disa qytete shpallën vaksinimin e detyrueshëm për nëpunësit. Në shtetin Nju Jork nga shtatori duhet të vaksinohen trë gjithë punonjësit e shërbimit shtetëror të shëndetësisë me kontakte me publikun, shpjegoi guvernatori Andrew Cuomo. Të gjithë nëpunësit e tjerë të këtij shteti federal duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit nga 6 shtatori ose duhet të bëjnë çdo javë testin.
Ministria e Veteranëve në SHBA të hënën (26.07) deklaroi vaksinim të detyrueshëm për të gjithë të punësuarit në këtë dikaster. Të martën (27.07) presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi, se do të shqyrtohet mundësia e vaksinimit të detyrueshëm për dy milionë nëpunës në federatë. Sipas të dhënave të Autoritetit Federal në SHBA EEOC (Equal Employment Opportunity Commission), që është përgjegjës për ligjin e antidiskriminimit në vendin e punës, sipërmarrësit mund të kërkojnë prej punonjësve të tyre që të paraqesin certifikatën e vaksinimit ndaj COVID-19. Përjashtim bëhet për arsyet mjekësore ose fetare.
Në SHBA janë vaksinuar rreth 49 përqind e popullsisë rreth 330 milionëshe. Pavarësisht ofertave joshëse për shpërblim dhe reklamave gatishëmria për vaksinim ka rënë ndjeshëm./ DW
Të tjera
-
Kuvendi me tri seanca plenare në javën e ardhshme
Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. ...
-
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se ...
-
Aksident trafiku në Kërçovë, 3 të vd*ekur dhe 4 të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në ora 04:50, në m...
-
Kusari-Lila: S’jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka komentuar kërk...
-
Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me takimin që ka zh...
-
Konjufca: Qeveria s’ka aryse të japë dorëheqje
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë...
-
Bislimi pret në takim përfaqësuesit e BB, kërkon mbështetje për Kosovën
Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bisli...
-
Votimi në 4 komunat veriore – Hapet regjistrimi për votuesit jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë...
-
Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar ...
-
Inovacioni shkencor dhe teknologjik i Kinës forcohet vazhdimisht
Në vitin e parë të komercializimit të teknologjisë 5G-A, kompanitë kineze jan...
-
“Hajde zhvendosemi” – Pyetja për dinarin e bën Besnik Bislimin të ikë prej gazetarëve
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media ...
-
Tahiri: Ditët në vijim do të iniciojmë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...