Lajme

Gomarët ‘largohen’ nga Kuvendi

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 03 July 2025

Gomarët që avokati Arianit Koci dhe disa protestues i sollën sot para Kuvendit të Kosovës, si pjesë e një proteste simbolike kundër bllokadës politike, tashmë janë larguar nga hapësira para parlamentit, shkruan Gazeta Infokus.

Koci kishte paralajmëruar që në mëngjes se protesta e tij do të shoqërohej nga “mbështetës të veçantë”, duke iu referuar në mënyrë ironike gomarëve që simbolizonin, sipas tij, stagnimin politik dhe mungesën e përgjegjësisë.

Protesta u zhvillua në prag të seancës së 41-të të Kuvendit, në kohën kur vendi po përballet me një bllokadë institucionale që ka hyrë në muajin e tretë.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Udhëto nga Prishtina drejt Zurich, përfito nga ofertat speciale!
-Advertisement-

Të tjera