Sport

Golovkin befason fansat

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 23 June 2017

Boksieri kazak Gennady Golovkin ka befasuar sot të gjithë fansat e tij me deklaratën se pas duelit ndaj meksikanit Saul “Canelo” Alvarez mund të tërhiqet përfundimisht nga sporti.

Pavarësisht rezultatit të asaj sfide, ku kazaku i pamposhtur në ring, synon të mbetet i tillë edhe sfidës së 16 shtatorit. Golovkin (35 vjeç) është favorit për atë duel edhe pse është 9 vjet më i madh në mosh se meksikani. Por deklarata e tij lëshuar dje në Nju Jork, gjatë takimit që pati me rivalin meksikan, ka befasuar të gjithë.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time. Ndoshta e mbyll, ndoshta jo. Dua të konfirmoj vetëm se ndihem shkëlqyeshëm fizikisht. Vërtet jam 35 vjeç, por ndihem si 25. Por ky sport quhet boks dhe jo futboll, nuk është një lojë, është një duel dhe çdo sfidë është e vështirë”, ka thënë Gennady Golovkin. Boksieri kazak është shprehur se mes tij dhe Alvarez mund të zhvillohet triologjia, tri duele mes tyre. “Mendoj se po, unë jam gati dhe mund t’i zhvillojmë. Unë besoj se kjo do të ishte fantastike edhe për boksin”, tha kazaku për mediat amerikane.

-Advertisement-

Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time. Ndoshta e mbyll, ndoshta jo. Ky sport quhet boks dhe jo futboll, nuk është një lojë, është një duel dhe çdo sfidë është e vështirë”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera