Fun & Video

Goli më fantazmë i njohur ndonjëherë, topi 1 metër larg vijës fatale (video)

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 17 September 2019

Në futboll ka vendime nga më të çuditshmet të gjyqtarëve, por ky që është marrë në një ndeshje futbolli në Argjentinë ka bërë të vlefshëm golin më fantazmë që njeh ndoshta historia.

Në përballjen Chicago-La Casta 1-1, në “Liga Reconquistense de Fútbol”, ata që duhet të japin drejtësi morën vendimin më të padrejtë, duke konsideruar gol një kros të cilin portieri e bllokoi në dy kohë. Anësori bëri një gabim të pafalshëm, duke sinjalizuar se topi kishte kaluar vijën fatale, kur ishte thuajse 1 metër brenda fushës.

Një vendim shumë dyshues për faktin se nxori nga gara për titull skuadrën mike.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera