Sport

Goli i Hadergjonajt shpallet si më i miri i raundit nga UEFA

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 15 October 2020

Futbollisti, Florent Hadergjonaj, që arriti të realizonte golin e vetëm për Kosovës, në takimin kundër Maqedonisë Veriore, që u zhvillua me 8 tetor, është shpallur nga UEFA si goli më i mirë i raundit të luajtur në muajin tetor në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Hadergjonaj ia doli të shënonte golin në minutën e 29’ pas një goditje nga distanca, duke barazuar kështu rezultatin në

1-1.

-Advertisement-

“Ndjenjë e papërshkruar kur shënon gol për vendin tëndë, por edhe i lumtur që fitova garën për golin më të mirë të Play-Off në Ligën e Kombeve” ka shkruar Hadergjonaj në instagram.

Më poshtë gjeni golin e Florentit./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera