Sport

Goli i ‘çmendur’ i Kamberit për Rangers, dhuron edhe një asist (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 23 February 2020

Florian Kamberi ka realizuar një eurogol në ndeshjen e kampionatit skocez mes St Johnstone dhe Rangers që përfundoi në barazim 2-2.

Sulmuesi 24-vjeçar, i cili pak muaj më parë zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare (ende nuk ka debutuar), shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën 50-të me një gjuajte fluturimthi në hyrje të zonës, që përfundoi në trekëndësh, teksa më parë për vendasit kishte shënuar që në pjesën e parë Hendry.

Për nga mënyrë e ekzekutimit ishte një realizim spektakolar, falë një koordinimi perfekt. Kamberi ishte hedhur në fushë në fillim të pjesës së dytë

-Advertisement-

Rangers, që drejtohen nga Steven Gerrard, përmbysën rezultatin në minutën e 71-të me Aribon, që u shërbye pikërisht nga Kamberi, por vendësit barazuan në 80-ën me May.

Për Kamberin ky ishte goli i parë me fanellën e Rangers që pas transferimit në merkaton e janarit nga radhët e Hibernians.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera