Golden Globes mbahet në Zoom/ Ceremonia, triumf i aktorëve me ngjyrë

Autori: Gazeta inFokus
14:41 | 01 March 2021
Edicioni i 78 i Çmimeve “Globi i Artë” u spostua nga janari në 28 shkurt për shkak të pandemisë.
Fituesit e çmimeve, edhe ata në shtëpitë e tyre, e mësuan gjithçka përmes zoom-it. Nominimi në 25 kategori nga kinemaja dhe televizioni, ishte bërë që në 3 shkurt.
Dy çmimet e para iu ndanë dy aktorëve me ngjyrë, që të dy britanikë në role dytësore, Daniel Kaluuya, për filmin Judas and the Black Messiah, dhe John Boyega, per Small Axe. Çmimi ndoshta më I duartrokitur i mbrëmjes ishte ai i aktorit më të mirë protagonist që shkoi të të ndjerin Chadwick Boseman, i cili u shua në muajin gusht në moshën vetëm 43 vjeçare nga kanceri.
Por përpara kësaj, kishte arritur të shkëlqente me performancën e tij të jashtëzakonshme ne Ma Rainey’s Black Bottom, dhe vlerësimi i mbërriti edhe postmortem. Aktorja më e mirë gjithashtu është një afroamerikane, Andra Day per The United States vs. Billie Holiday.
Një përgjigje e drejtpërdrejtë kjo ndaj akuzave që kanë përfshirë l’Hfpa (Hollywood Foreign Press Association), shoqata e gazetarëve të huaj që dorëzon çmimin e drejtuar nga Ali Sar, dhe e akuzuar për mospërfshirje dhe mungesë transparence, pasi mes 87 anëtareve të saj nuk ka asnjë person me ngjyrë. Vetë Tina Fey e Amy Poelher e vunë në lojë këtë fakt: Hfpa përbëhet nga gati 90 gazetarë jo me ngjyrë dhe disa prej tyre mund të jenë fantazma”, ishte batuta e tyre.
Ashtu sic ishte parashikuar, The Crown me 6 kandidatura u shpall seriali më i mirë televiziv dramatik, çmimi i filmit më të mirë shkoi për Nomadland, regjisorja më e mirë u shpall Chloé Zhao, komedia më e mirë ishte Borat e Laura Pausini fitoi çmimin e këngës më të mirë.

Të tjera
-
Vjeshtë në fundjavë, java me rrebeshe shiu – rrufe dhe intervale me diell
Kjo javë në Kosovë do të karakterizohet me një ngritje të ndjeshme të tempera...
-
Hekuran Murati me postim prekës pas vdekjes së babait: Të fala nanës, babë
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar për herë të parë p...
-
Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, paralajmëroi trazi...
-
Dërguti: Dikur Serbia shihej si lidere në Ballkan, tani ky pozicion është zhvendosur në Tiranë
Opinionistja Aida Dërguti sonte është shprehur se dikur Serbia shihej si lide...
-
Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses
Eugen Cakolli, menaxher i programit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI)...
-
Ymeri: Qeveria në detyrë po vazhdon të bëjë emërime nëpër borde, menaxhon buxhetin dhe shfrytëzon privilegjet
Analisti politik Visar Ymeri vlerësoi kriza aktuale institucionale në Kosovë,...
-
Votat e diasporës përmbysin renditjen e kandidatëve të PS-së në Lezhë
Ka përfundon numërimi i votave të diasporës për kandidatët në qarkun Lezhës. ...
-
Mungesa e dokumentacionit, konfiskohen 9 motoçikleta në Ferizaj
Policia Rajonale e Ferizajt që ka 15 maj ka nisur zbatimin e planit operativ ...
-
Zelensky propozon takim të nivelit të lartë për paqe, shqyrtohen Turqia, Vatikani ose Zvicra si vendtakim
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se po shqyrtohet organiz...
-
Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes
Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rën...
-
Tarifat e reja të energjisë për bizneset, Kurti: Prodhuesit vendor nuk do të mbeten të pambrojtur
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Fo...
-
“Marrëveshje kartel”, në Prishtinë dhe Gjakovë çmimi i bukës u shtrenjtua me koordinim mes furrave
Autoriteti i Konkurrencës thotë se pas inspektimeve në disa furra në Prishtin...