Rozë

Gold AG-u patriot, dëshiron që fëmija t’i lindë, më 28 nëntor

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 13 October 2020

Reperi Gold AG, këtë vit ka qenë mjaft i përfolur për jetën private, pasi kurorëzoi dashurinë e tij me martesë dhe së shpejti pritet të bëhet baba.

Reperi i njohur  në mars të këtij viti u martua me bukuroshen nga Gjilani, Ermira Shkodra dhe tani çifti është në pritje të fëmijës së parë.

Gold AG-u së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka folur më shumë rreth jetës së tij private dhe për emocionet që ka rreth bërjes baba.

-Advertisement-

Ndër të tjera ai tregoi se pret të bëhet baba në fund të muajit nëntor dhe shpreh dëshirën që fëmija të lindë, më 28 nëntor.

“Fejesën e kemi bërë më një mars dhe kurorën më 5 mars. Po pres të bëhem baba diku në fund të nëntorit, ishalla më 28 nëntor”, u shpreh reperi.

Gold AG-u po ashtu zbuloi se kishte planifikuar të martohej me ceremoni në qershor, por që anuloi gjithçka për shkak të pandemisë.

Ndërkohë, ai ka qenë mjaft aktiv edhe me projekte muzikore, kënga e tij e fundit “Nuse” erdhi në bashkëpunim me Mergim Mjekun.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera