Rozë

Gold AG reagon për Drenicën

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 31 October 2017

Ndërtimi i Stadiumit Olimpik në Drenicë, këto ditë ka nxitur debate të shumta në vend.

E gjithë kjo pasi që fillimisht ku stadium ishte planifikuar të ndërtohet në fshatin Bërnicë të komunës së Prishtinës, transmeton Gazeta Express.

Në këtë debat është përfshirë së fundmi edhe reperi i njohur Gold AG.

-Advertisement-

Goldi së fundmi në llogarinë e tij në Instastory ka publikuar një fotografi ku shihet në Prekaz, ku nga atje ka thënë edhe disa fjalë në lidhje me Drenicën.

“Drenicë ti e meriton çdo të mirë, ta kemi borxh dashurinë dhe respektin”, ka shkruar Goldi.

Ndërkohë një ditë më parë edhe këngëtarja e njohur Leonora Jakupi përmes llogarisë së saj në Instastory ka publikuar një fotografi ku shkruan “Të dua Drenicë”.

Nga këto postime mund të kuptojmë se këngëtarët e njohur përkrahin idenë për ndërtimin e stadiumit në Drenicë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera