Rozë

Gold AG dhe Rifat Berisha publikojnë këngën e re “Flaka e maleve”

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 27 April 2021

Rep-artisti shqiptar, Gold Ag, ka qenë tejet aktiv me prurjet muzikore. Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e re.

“Flaka e maleve” mban titullin prodhimtaria muzikore, për orkestrimin e së cilës është përkujdesur Fatos Canolli.

Tekstin dhe melodinë e ka bërë vet artisti, kurse në duet ka ftuar Rifat Berishën.

-Advertisement-

Në klip disa persona shihen edhe me veshje kombëtare, duke marrë kështu vëmendjen e publikut.

Kujtojmë se projekti që në minutat e parë u prit mirë nga admiruesit e muzikës së dyshes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera