Sport

Gol të tillë moti s’keni parë, çfarë gëzimi nga Milot Rashica (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 06 July 2020

Werder Bremen ka kaluar në epërsi kundër FC Heidenheim 1846 dhe po fiton 0-1.

Vendasit u befasuan me të filluar ndeshja, në minutën e tretë.

Ai që i befasoi ishte lojtari i tyre, Norman Theuerkauf, që gabimisht e dërgoi topin në rrjetin e tij, duke shënuar një ndër autogolat më të bukur të sezonit.

-Advertisement-

Autogola shënohen shpesh në çdo ndeshje, ama ai që realizoi Theuerkauf, s’ka asnjë dyshim se do të jetë një ndër më të mirët e sezonit, fatkeqësisht për të, pasi skuadra e tij po humb tani 0-1 dhe mund të mbetet në Bundesliga 2.

Se sa i rëndësishëm është ky gol për Werder Bremenin, e tregon edhe reagimi i Milot Rashicës, raporton Gazeta Express.

Nëse kështu kryhet ndeshja, pasi që takimi i parë është mbyllur 0-0, atëherë Werder Bremen do të sigurojë qëndrimin në Bundesliga për sezonin 2020/21.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera