Goditje e rëndë për Isa Mustafën nga Fatmir Sejdiu!
Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 07 September 2017
Ish kryetari i Kosovës Kosovës, dhe i LDK-së, Fatmir Sejdiu, si zakonisht në daljet e rralla të tij publike, edhe kësaj here në një intervistë për ‘Te Sheshi’, ka bërë fajtorë liderin e LDK’së Isa Mustafa, për humbjen në zgjedhje dhe moskëndelljen e partisë të cilën ai vet e kishte drejtuar menjëherë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës.
Ai e ka pohuar se është i interesuar shumë që të kthehet në krye të partisë të cilën e drejtoi për një kohë pas vdekjes së ish presidentit Ibrahim Rugova.
Sejdiu duke folur për daljen e AKR’së nga koalicioni LAA, ka thënë se nuk mund ta obligosh dikë të qëndron në koalicion. Por, sipas tij, karshi kësaj, LDK-ja duhet të reflektojë dhe të kërkojë përgjegjësi nga lidershipi i saj.
“Nuk mund të kalohet lehtë përmbi atë që ka ndodhur. Nën lidershipin e z. Mustafa, LDK ka humbur të gjitha ciklet zgjedhore, qoftë në nivel vendi, qoftë ne nivel lokal. Prandaj, ky është një moment që elektorati i LDK-së ta shohë mirë se kah po shkon LDK-ja dhe a bënë më kështu”.
“Në këtë kuadër, ka disa gjëra që duhet të analizohen më thellë. Unë e shoh si të papërgjegjshme qasjen e lidershipit për shumë procese dhe tema të ndieshme që ka pasur Kosova. E shoh si të papërgjegjshme hyrjen në koalicione, siç ishte ky i fundit me një mashtrim të pa shembullt të anëtarësisë dhe të elektoratit të saj; e shoh të papërgjegjshme edhe lojën që lidershipi i LDK-së e ka bërë në këtë vakum kohorë me një qëndrim të rrejshëm “për një koalicion tjetër qeverisës” dhe në fakt në prapaskenë ka shpresuar se do të hy në qeveri edhe para AKR-së”.
“Në anën tjetër kemi një realitet kur LDK-ja nuk ka pasur asnjëherë deputet më pak dhe pokështu zhvillim dhe zbatim të politikave me një strukturë jo të mirë të kuadrove që e përfaqësojnë. Mund të them se nuk ka pasur asnjëherë përfaqësim më të dobët se me këtë strukturë të deputetëve që ka, përjashtimet janë të pakta. Kjo vije si rezultat i qasjes kur korpusi përfaqësues dhe i njërëzëve që marrin pergjegjësi ushëheqëse zgjidhen dhe vendosen me anime jashtë kritereve të kualitetit dhe gjithmonë duhet të jenë nga “tborri dhe klientela” e lidershipit ekjzistues. Është dëm i madh kur është ashiqare e vërejtshme se LDK-ja ka humb nga identiteti i saj, ka dalë jashtë shtratit të saj normal, ka humb nga formula në vizionin që ajo e ka pasur si parti, në esencë shumë demokratike e qendrës së djathtë që nga themelimi me një qasje racionale ndaj proceseve dhe temave të mëdha. Ndërsa tani kemi një qasje që ka të bëj kryekput me përmbushjen e interesave personale të njerëzve në krye të saj e që për ambiciet e tyre duhet të bëhen edhe “saltot mortale” që i kemi parë”, ka thënë Sejdiu.
I pyetur për marrëveshjen e koalicionit në PAN-it e AKR-së, ish presidenti Sejdiu, ka thënë se ky tip koalicioni që kështu siç është bërë e ka shumë të vështirë të funksionojë.
“Së pari është një gjendje e brishtë duke pasur parasysh edhe faktorët që e përbëjnë, duke u nisur tërësisë së tij si pozitë me një numër fragjil të deputetëve 64 apo 63 dhe e dyta keni parasysh një strukturë heterogjene të njerëzve të koalicionit dhe së treti keni parasysh edhe atë pjesën e retorikës së mëhershme që ka qenë prezente në Kosovë (fatkeqësisht tek të gjitha partitë) që jenë përcjellur me akuza të rënda dhe ofendime ndaj njëri-tjetrit dhe fjalëve të mëdha të lëshuara ditë e përditë, gjë që e ka rënduar shumë situatën e përgjithshme në Kosovë si dhe imazhin e saj në rrafshin ndërkombëtarë”.
“Se si do të ecet dhe sa do të funksionojë ta shohim me kohën, unë nuk jam i prirur të japë një prognozë se cilët do jenë hapat e mëtejshëm në kuptimin e zhvillimit të projektit, por ajo që mund të them është se do të jetë tejet vështirë. Dhashtë Zoti të jetë një këndellje për përgjegjësi ndaj qytetarëve, parasëgjithash në drejtim të përmbushjes së pritjeve të tyre esenciale dhe kjo të nënkuptohet si kontribut për kthimin e vendit në rrjedha normale të funksionimit të tij”.
Për koalicionin LDK-Vetëvendosje, që u provua të arrihet, Sejdiu ka thënë se ka qenë lojë e panatyrshme që është bërë nga subjektet politike pas gjithë atyre sharjeve, fyerjeve, etiketimeve, akuzave për atentate e terrorizim, 70 lëndëve në prokurori dhe karshi kësaj të gjendet një moment për ecje e përbashkët. Thjesht ka qenë diçka e parealizueshme.
“Në gjithë këtë kontekst, duke pasur parasysh rezultatet, shoh se në kuptimin individual Vetëvendosje ka shkuar më së largu duke e siguruar një mbështetje numerike më të madhe. Nuk dij se a janë ato vota të përkushtimit apo hidhërimit, kurse subjektet tjera kanë marrë një goditje të madhe nga elektorati”.
Tutje, Sejdiu në këtë intervistë e ka bërë të qartë interesimin e tij për t’u rikthyer në krye të LDK’së.
“Unë kam thënë se nëse LDK-ja e sheh të nevojshme që unë të marrë përgjegjësitë e veçuara, këtë rast edhe të postit të kryetarit. Edhe sot jam i gatshëm. Absolutisht po. Dhe e them me plotë gojën, pikërisht duke pasur parasysh se çfarë zhvillimesh të dëmshme po ndodh në parti. Ju e keni parë se kam dhënë dorëheqje nga Këshilli i Përgjithshëm dhe si Kryetari Nderit, pikërisht për shkak të pakënaqësive se si po ecin proceset dhe mënyrën e punës se si është duke u bërë…”.
“Ato gjëra të këqija për të cilat unë ju kam tërhequr vërejtjen se do të ndodhin në zhvillimet pasuese, fatëkeqësisht kanë ndodhur. Prandaj, kjo kohë dhe këto zhvillime mund të konsiderohet një alarm për LDK-në. Ka mekanizma që duhet ta rishikojnë pozicionin e saj, përgjegjësinë e lidershipit, posaçërisht kryetarit të partisë. Është Kuvendi i jashtëzakonshëm që mund të thirret dhe të thotë fjalën e vet”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...