Lajme

Goditja e dy këmbësorëve në Prishtinë: “Blick” zbulon një detaj të ri për skenën shqetësuese

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 09 August 2023

Policia e Kosovës është në kërkim të një të dyshuari që ka lidhje me Zvicrën. Këtë herë një shofer ka goditur dhe ka plagosur dy persona, të hënën.

Skena shqetësuese është incizuar nga kamerat: derisa dy viktimat po ecin në rrugë, ata përplasen nga një makinë.

Agron Borovci, zëdhënës i policisë në Prishtinë, ka konfirmuar për Blick se hetimet po zhvillohen për tentim-vrasje.

-Advertisement-

Gjithashtu ai ka thënë se makina është Audi me targa të huaja. Sipas hulumtimit të Blick, targat e veturës janë të kantonit të Friburgut.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 04:00 të së hënës. Vendi i aksidentit është në rrugën Dervish Çollaku mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës.

Sipas zëdhënësit të policisë Borovci, të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera